Arrestohen në Kurbin dy hajdutë profesionistë bashkë me arsenalin e veglave të punës. Njeri prej tyre është nga Tirana dhe tjetri nga Laçi.  F.H. 30 vjeç, banues në Tiranë dhe  P.M., 43 vjeç , banues në Laç

Këtyre 2 shtetasve ,në aksin e rrugës së fshatit Fushë-Kuqe, në Kurbin, në mjetin e tyre Opel, gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur sende e mjete që përdoren për kryerjen e vjedhjeve.

Konkretisht , materialet e gjetura që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale janë :

– 1 ngjitës natriban transparent
– 1 pulover me ngjyrë të zezë me kapuç
– 1kapuç me ngjyrë të zezë
– 2 palë doreza
– 1 çakmak me dritë
– 2 thasë sintetik
– 1 thikë
– 1 çantë krahu
– 1 palë pinca
– 3 kaçavida me madhësi të ndryshme
– 1 çelës anglez
– 1 levë

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 142 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.