Në shenjë proteste shoferët u veshën me funde

Të zemëruar se pse ata duhet të vishnin pantallona në diellin e nxehtë, teksa koleget e tyre femra mund të tregonin këmbët e tyre, shoferët francezë ia kanë arritur qëllimit.

Shoferët e autobusëve në Nantë, kanë fituar të drejtën të veshin pantallona të shkurtra në punë pasi temperaturat janë rritur tepër.

Siç shihet edhe nga fotografitë, në shenjë proteste, ashtu si me disa nxënës në Britani të Madhe, shoferët u veshën me funde, dhe pronari i tyre vendosi të lehtësojë disi uniformën.