Çmimi për shijen natyrale të vaniljes është rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit për shkak të përdorimit të gjerë te akullores.

“Dhe nuk ka shpresa që çmimi i saj të ulet”, tha Bernd Hachmann, pronar i kompanisë së prodhimit të vaniljes “Aust & Hachmann”.

Në disa vende këto çmime janë rritur 16-fish, në afërsisht 30 euro (33 dollarë) për kilogram.

“Aust & Hachmann”, e themeluar në 1881 në Hamburg, Gjermani, përpunon në të gjitha variantet produktin e vaniljes dhe shet afërsisht 300 ton në vit.

“Prodhimi i vaniljes po kalon një krizë të madhe”, tha Hachmann, kompania e të cilit është një nga furnizuesit më të rëndësishëm në botë të këtij përbërësi.

Për shembull, vanilja “Bourbon”, e cila e ka prejardhjen nga Madagaskari, ishulli i Reunionit ose Komoros, është pothuajse e pamundur të gjendet.

“Ne nuk mund të ofrojmë asnjë prej tyre aktualisht,” thotë Hachmann.

Në vend të kësaj, ne shesim vaniljen “Tahiti”, e cila ka një aromë të lehtë dhe kultivohet në Guinenë e Re Papua.

Ndërsa prodhimi i vaniljes natyrale është zvogëluar kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta në Madagaskar, kërkesa e konsumatorëve për përbërësit natyralë është rritur.

Aromatizuesit e vaniljes rrjedhin nga kapsulat e frutave të fermentuara të disa specieve të veçanta të orkideve dhe për shkak se plantacionet e reja të vaniljes zgjasin tre deri në katër vjet për t’u krijuar, nuk mund të gjejmë një zgjidhje më të shpejtë për prodhimin e saj.

“Aroma artificiale e vaniljes , tashmë gjendet në shumë ushqime”, tha Hachmann.

“Një konsumator i rregullt nuk e shijon ndryshimin,” vazhdon ai.

Annalisa Carnio, pronarja e prodhimit të ushqimeve italiane “Uniteis”, thekson se është e detyrueshme të bëhet emërtimi i akullores me shije artificiale.

Shumica e dyqaneve artizanale të produktit të akullores shpenzojnë më shumë se 700 euro për kilogram për të blerë vaniljen natyrale.

Sipas “Librit gjerman të ushqimit”, shija natyrale e vaniljes është e nevojshme të përdoret në kremin e akullores me vanilje, ndërsa mund të shmanget tek akulloret me aromë vaniljeje.

Loading...