Kombëtarja e Meksikës arriti fitoren e parë në kuadër të Kupës së Konfederatave, duke mposhtur Zelandën e Re me rezultatin 2-1.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 42-të me anë të Chris Wood dhe Zelanda shkoi në pushim me epërsi. Mirëpo, në gjysmën e dytë, meksikanët ia dolën të shënonin dy herë dhe ta përmbysnin rezultatin.
Fillimisht, Raul Jimenez në të 54’ barazoi rezultatin dhe pastaj Oribe Peralta shënoi golin e epërsisë, që në fund rezultoi edhe goli i fitores.
Në ndeshjen e parë në Grupin A, Meksika barazoi me Portugalinë dhe tani ndan vendin e parë me kamponin e Evropës.
Nga ana tjetër, për Zelandën e Re kjo është humbja e dytë radhazi në këtë turne.