Kameruni dhe Australia barazuan 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Kupës së Konfederatave “Rusi 2017”.

Goli i parë u shënua nga Andre-Frank Zambo Anguissa, i cili  dërgoi Kamerunin në pushim me epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë Australia arriti të kthehet në lojë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 60-të. Ishte mesfushori Mark Milligan, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1, dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Të dy ekipet marrin pikën e parë në grup, ndërsa sfida tjetër do të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme ku përballë do të vihen Gjermania dhe Kili.