Deputeti evropian Eduard Kukan, deklaroi sot se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimin në BE.

Ai në një postim në Facebook shkruan se “që nga sot, unë jam kreu i misionit të mbikëqyrjes së BE-së në zgjedhjet parlamentare që do të jenë këtë të diel”.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me BE-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”, ka thënë Kukan.

T mobile In article [4] Laor