Eurodeputeti Eduar Kukan, pjesë e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, deklaroi sot nga Tirana se pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, presin që rezultati të njihet nga të gjitha partitë.

deklaroi se “ne 7 anëtarët e Parlamentit Europian jemi shumë të kënaqur që kemi ardhur për të vëzhguar zgjedhjet. Jemi të ndërgjegjëshëm për rëndësinë e kësaj gare që përbën një hap të rëndëisshmë në procesin politik të Shqipërisë. Shqipëria qëndron shumë lart në axhenden e Parlamentit Europian,” tha ai.

Delegacioni i PE i qëndorn deklaratës që u prezantua nga kordinatori i PSBE-së në emër të të gjithë misionit të vëzhguesve ndërkombëtare dhe dua t’i falenderoj për punën e tyre.

Jemi të gjithë këtu për të mbështetur Shqipërinë.  Jemi të kënaqur që drejtimi që ata morën qe në një mënyrë mjaft të qetë pavarësisht disa raportimeve

Dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjitha partitë.

PE mbështet plotësisht kërkesën e Shqipërisë për të hyrë në BE me qëllim që të gjitha kërkesat e bëra të jenë të plotësuar. Reforma dhe Vetingu të jenë të respektuar. Njëkohësisht kam dhe një opinion personal: Kam pasur mundësi t’i flas popullit shqiptar njerëzve dhe t’u them se ata kanë shumë miq në PE që u bëhet vonë dhe kujdesen për të ardhmen e tyre.”

Comments are closed.