Një burrë dhe një djalë i ri janë përpjekur që të hedhin një vajzë në ujë, por nuk ia kanë dalë pasi ajo u rrëzua në cepin e anijes.
Në një video të publikuar nga Dailymail duket se si ata kanë marrë pozicionin, dhe vajza ka rënë shumë keq pasi nuk u koordinuan mirë me njëri-tjetrin.
Aty duket se si ndërhyrja e dorës për të ndaluar vajzën bëri që të ndodhte e gjithë situata shokuese.
Ngjarja besohet se ka ndodhur në Amerikën e Veriut, ku vajza ishte e dashura e njërit prej djemve. Vajza ka marrë lëndime në qafë por nuk dihet nëse është në gjendje të rëndë, prandaj duhet bërë shumë kujdes në raste të tilla.