Manifestimin për Ditën e Komunës së Gostivarit, 29 Qershorin, me praninë e tyre e kanë madhëruar edhe delegacionet nga Komuna e Smolenit (Republika e Bullgarisë) dhe Komuna e Stari Gradit (Sarajevë), me të cilat Komuna e Gostivarit ka nënshkruar aktin e binjakëzimit.

Gjatë qëndrimit të Gostivar, delegacionet u pritën nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

Fillimisht, Kryetari Bejta takoi delegacionin nga Komuna e Smolenit në përbërje: Ivan Todorov Peykov, Yordan Shtonov Shtonov, Mariana Milcheva Ivanova dhe Anastasiya Ivanova Staykova.

Delegacioni u njoftua nga Kryetari Nevzat Bejta me historikun e qytetit, zhvillimin infrastrukturor dhe planet për të ardhmen, ndërkaq pjesë e bisedës ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy Komunave simotra në më tepër sfera.

Delegacioni nga Komuna e Smolenit, në emër të Kryetarit të Komunës, z. Nikolay Melemov falënderuan Kryetarin Nevzat Bejta për mikpritjen e përzemërt.

Takimet në kabinetin e Kryetarit vijuan me delegacionin nga Komuna e Stari Gradit.  Delegacioni në përbërje Sanel Dragolovçanin dhe Samir Muhiç në emër të Kryetarit të Komunës së Stari Gradit, z. Ibrahim Haxhibajriç shprehen konsideratë për ftesën e bërë duke ftuar  kryetarin Bejta që të merr pjesë në Ditën e Komunës që organizohet në Stari Grad të Sarajevës.

Delegacioneve nga Bullgaria dhe Bosnja, Kryetari Bejta u ndahu nga një pllaket me logon e Komunës së Gostivarit, ndërsa mysafirët në emër të Kryetarëve  të Komunave që përfaqësonin, po ashtu, Kryetarit Bejta i dhuruan dhurata me simbole të traditës së tyre.