Kryeministri irakian Hajder al Abadi sot deklaroi se “shteti i rrejshëm” i Shtetit Islamik “erdhi nga fundi”.

Abadi tha se forcat irakiane e liruan xhaminë historike në Mosul, ku xhihaditëstët pra tre viteve shpallën kalifat.

“Kthimi i xhamisë Al Nuri dhe minares Al Hadba paraqet fund të shtetit të rrejshëm”, shkruajti në Tuiter, Abadi në gjuhën angleze.

Ai shtoi edhe se forcat irakiane do të vazhdojnë t’i “ndjekin” luftëtarët e SHI-së “që t’i vrasin ose mbyllin, deri te i fundit”.

Ndërmarrja e xhamisë Al Nuri paraqet fitore simbolike e forcave irakiane, të cilët tani tetë muaj po zhvillojnë ofensivë për marrjen e Mosulit, i cili de fakto ishte kryeqendër e SHI-së në Irak.