E kapur ne genjeshter? “Kris Jenner është shumë e turpëruar prej akuzave se ka Photoshopuar fytyrën e saj në trupin e një femre më të re, në një postim në Instagram,” zbulon një burim.

“Ajo shumë rrallë poston foto ku shfaqet aq e zhveshur, dhe një herë që ajo e bën, të gjithë i kthehen kundra. Është e trishtë pasi ajo me të vërtetë është përpjekur shumë në palestër dhe trupi i saj duket për mrekulli.”

Por hey, nje mamaxhere si Kris do të thoshte se nuk ka publicitet të keq, apo jo?