Sot kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, së bashku me deputetet, Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli u takuan me Ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoni, z. Jess L. Baily.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, e ka njoftuar Ambasadorin për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në implementimin e reformave të nevojshme.
Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.