Në Kosovën Lindore po vazhdon të mbizotërojë situatë e rëndë për banorët shqiptarë, të cilët diskriminohen nga shteti serb. Në Medvegjë, pothuajse është realizuar spastrimi etnik, kurse, në Bujanovc mund të rrezikohet bërthama kombëtare shqiptare.

Banorët e Luginës përballen me vështirësi në arsim dhe zhvillim të ekonomisë, derisa të rinjtë lëshojnë vendin për shkak se nuk mund të gjejnë punë. Në krejt këtë situatë nuk mjaftojnë vetëm përkrahja deklarative por nevojitet projekt i veçantë nga autoritetet në Kosovës dhe Shqipëri.

Kështu theksoi në një intervistë për KosovaPress, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tha se problemet e shkaktuara në aspektin ekonomik dhe problemet e shumta në sferën e arsimit janë ato që e rëndojnë situatën, duke shkaktuar largimin, sidomos të kuadrove të reja drejt vendeve të BE-së.Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë që nuk po i qasen në mënyrë efikase dhe pragmatike Luginës.

Global

Sipas kryetarit Kamberi nuk mjafton vetëm përkrahja deklarative, por nevojitet projekt i veçantë. Kamberi theksoi se largimi i rinisë e bënë që Lugina e Preshevës të mos ketë perspektivë. Sipas tij, në tërësisë proceset në të cilat gjendet Ballkani Perëndimor është me rëndësi vazhdimi i dialogut në Bruksel për njohjen e diplomave të të rinjve, të cilët i kanë përfunduar studimet në universitetet e Kosovës.

Kamberi ka përmendur edhe barrierat që po iu bëjnë autoritetet e Serbisë bizneseve të madha kosovare për të investuar në Luginë të Preshevës. Po ashtu, thotë se kur në proceset e privatizimit të ish ndërmarrjeve shtetërore paraqiten shqiptarët drejtpërdrejt refuzohen apo ndaj tyre udhëhiqet një fushatë e egër.Ai ka veçuar se ka një situatë të brishtë të klimës biznesore në Luginë, edhe pse sipas tij, bizneset janë në rimëkëmbje.

T mobile In article [4]

Ndër problemet tjera në këtë trevë është edhe shkalla e lartë e papunësisë. Komuna e Bujanocit ka diku rreth 5 mijë banorë të evidentuar për të kërkuar punë në Entin e Punësimit. Kryetari i Bujanocit tha se shkalla e papunësisë në Preshevë është edhe më e lartë.