Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka nisur një nismë të re që ka për qëllim shpëtimin e emigrantëve gjatë kalimit të terrenit të ashpër të shkretëtirës së Saharasw në rrugën drejt Evropës.

Mbi 600 persona janë shpëtuar në operacionin e ri të shpëtimit në shkretëtirë që nga prilli i këtij viti, të drejtuara nga organizata e cila është pjesë e OKB-së.

“Ne ishim në shkretëtirë për 10 ditë. Pas pesë ditësh, shoferi na braktisi. Ai u largua me të gjitha sendet tona, duke thënë se  do të na merrte për disa orë, por nuk u kthye kurrë “tha Adaora, një 22 vjeçare nga Nigeria.

Të dielën, një grup prej 24 emigrantësh nga Gambia, Nigeria, Senegali dhe Bregu i Fildishtë njoftuan autoritetet se ishin bllokuar në shkretëtirën e Nigerisë qendrore.

Ata fillimisht ishin pjesë e një grupi prej 75 emigrantësh që udhëtonin në veri, të cilët u braktisën nga kontrabandistët.

Autoritetet kërkuan 51 emigrantët e mbetur, por përpjekjet për kërkim dhe shpëtimin u penguan nga një stuhi  rëre.

Përpjekjet e agjencisë financohen nga Fondi i Mirëbesimit i Bashkimit Evropian dhe qeveria e Holandës.