Më shumë se një ton e gjysmë kokainë u konfiskua dje pasdite në një plazh në jugperëndim të Francës ku dhjetë persona janë arrestuar, përfshirë shtetas grekë, bëhet e ditur sot nga burime pranë hetimit.

Konfiskimi u krye ndërsa autoritetet ishin thirrur për një operacion të ndihmës së shpejtë në det, bëhet e ditur nga i njëjti burim, duke konfirmuar një informacion të medias.

Sipas informacioneve të para nga hetimi, shtatë persona me kombësi greke rezultonin të humbur në brigjet e Mimizan, një zonë në Landes (jug-perëndim). Ata u sollën në breg, ndërsa janë zbuluar paketime me kokainë, me shumë gjasa janë hedhur nga anija.

Në total, dhjetëra persona u arrestuan jo vetëm në vendin e ngjarjes, por edhe në vende të tjera, pranë Mimizan”, bëhet e ditur nga burime pranë hetimit.