Andrea Conte do të jetë futbollist i ri i Milanit në ditët e ardhshme
Mbrojtësi i djathtë i Atalantas, Andrea Conte e ka pranuar se ëndrra e tij për të luajtur për Milanin po bëhet realitet.
Ai tha se kjo është një mundësi e madhe për dhe e konfirmoi se nesër mund të arrihet marrëveshja.
“Milan ishte një mundësi dhe unë menjëherë vendosa për ra. Të shohim çka do të ndodh”, tha fillimisht Conti për MilanNews.it.
“E dij që nesër të dy klubet do të takohen për të arritur një marrëveshje. Do të më realizohej ëndrra nëse transferohem në Milan”.
Conti do të jetë lojtari i gjashtë që transferohet në Milan, pas Musacchio, Rodriguez, Kessie, Andre Silva dhe Fabio Borini