Projekti i USAID – Paertneritet për rregulaltivë më të mirë biznesi në bashkëpunim me Ambasadën holandeze dhe Shoqatën tregtare të tekstilit – Klasteri i tekstilit sot do të organizojnë konferencë me temë “Mundësitë dhe sfidat për reciklim të mbeturinave të tekstilit”.

Në konferencë është paraparë edhe fjalim i u.d. drejtor i misionit të USAID në Maqedoni, Dejvid Rizajd, ambasadorit të Holandës, Valter Plomp, drejtorit të “EPI Qendra Internacional”, Ljubomir Dimovski dhe ministrit të Financave, Dragan tevdovski.

Qëllimi i konferencës është t’i adresojë sfidat aktuale në industrinë e tekstilit në Maqedoni dhe t’i artikulojë më mirë drejt përfaqësuesve qeveritar përmes zgjidhjeve të propozuara për procedura të përmirësuara doganore, trajtim të mbeturinave dhe reciklim në bazë të përvojave ndërkombëtare.

Në ngjarje do të marrin pjesë edhe ekspertë vendor të cilët do t’i prezantojnë dhe diskutojnë idetë dhe praktikat që tashmë shfrytëzohen në nivel ndërkombëtar.

Global

Comments are closed.