Përplasje mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetëve të Lëvizjes Besa. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka njoftuar se në krye të Komisionit për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ka emëruar deputetin Pavle Bogoevskit për shkak se Lëvizja Besa ka refuzuar të nominojë një kandidat nga radhët e deputetëve të saj i cili do të kryesojë me këtë Komision.
Këtë komision duhej ta udhëheq Lëvizja me Besë e cila deri më tani nuk ka nominuar kandidat për kryetar të trupit punues “Komisioni i përhershëm anketues” dhe “Komisioni për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve”, gjë që në fakt nuk ka mund të funksionojë deri më tani. Në saje të kërkesave të mija për të përmbyll çështjen e përbërjes personale të këtij komisioni , mbi bazë të kompetencave të mia unë kam konvokuar seancën e parë të këtij komisioni dhe kam përcaktuar një nga deputetët, gjegjësisht Pavle Bogoevskin si anëtarë i këtij komisionit, deputet i cili deri sa nuk zgjidhet kryetari i Komisionit të përhershëm anketues, të udhëheq me seancat e këtij trupi punues – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit.
Ndërkohë nga Besa thonë se kanë refuzuar emërimin e kryetarit përs hkak se shumica parlamentare nuk ka marrë parasysh propozimin e tyre për kryetar Kuvendi. Afrim Gashi komenton edhe akuzat e djeshme të kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili deklaroi se me mos-emërimin e kryetarit të këtij komisioni, Besa pengon zbardhjen e rasteve të ashtuquajtura të montuara.
Vetë kryetari i Kuvendit, anëtari i BDI-së, Talat Xhaferi ka caktuar një kryesues tjetër dhe ata e kanë shumicën si koalicion, le t’i zbardhin rastet. Ne i presim dhe do ti urojmë nëse i zbardhin ato raste – tha Afrim Gashi, Lëvizja Besa.