Komisioni Qendror Zgjedhor ka kërkuar nga komisionerët të cilët ndodhen në qendrat e votimit që të qëndrojnë aty deri në mbylljen votimit i cili është shtyrë për orën 20:00.
Thirrja e zëdhënëses së KQZ-së Drilona Hoxhaj vjen pasi disa komisionerë kanë filluar të largohen pas orës 19:00, duke tentuar kështu që të mbyllin qendrat e votimit.
Sipas Hoxhajt, të gjithë ata që i lëshojnë vendvotimet e kanë shpërdoruar detyrën dhe do të përgjigjen para ligjit