Zenit St Petersburg thuhet se po mbyll një marrëveshje të dyfishtë prej 70 milionë eurosh për dy futbollistët e Romës, Kostas Manolas dhe Leandro Paredes.
Sipas “Sky Sport Italia”, drejtuesit e Zenitit këtë të hënë kanë zbarkuar në Romë me synimin për të mbyllur negociatat për mbrojtësin dhe mesfushorin.
Ky operacion i dyfishtë mund të konkretizohet brenda javës dhe mësohet se midis klubeve është dakorduar për shumën e 65-70 milionë euro.
Drejtuesit e Zenitit do të takojnë homologët e tyre të Romës dhe agjentët e lojtarëve për të nxjerrë detajet përfundimtare.
Manolas dhe Paredes u bashkuan me verdhekuqtë në 2014 dhe bënë një kombinim prej 185 ndeshjesh për kryeqytetasit. Manolas do të firmosë për pesë sezone me kampionët e Rusisë, për të cilët flitet se kanë bërë një ofertë më të lartë se ajo e Interit, gjithashtu të interesuar për mbrojtësin.
Me në krye Roberto Mancinin, si trajnerin e tyre të ri Zenit ka hedhur sytë në merkato nga tregu i Serie A.