Liverpooli kërkon të përforcohet në këtë afat kalimtar.

Jurgen Klopp ua ka bërë me dije zyrtarëve të klubit se duhet të përforcohet skuadra në mënyrë që të luftojë për objektiva më të mëdhenj.

Pas transferimit të Mohamed Salah nga Roma për 42 milionë euro, Liverpooli tani është futur në garë për një nga futbollistët më të talentuar në Bundesligë sezonin e fundit.

Naby Keita i RB Leipzig ka përfunduar në orbitën e Klopp, teksa vlera e kartonit të tij shkon në 57 milionë euro.

Klubi gjerman e konsideron si pjesë tepër të rëndësishme të skuadrës dhe do të ishte i gatshëm ta lironte vetëm nëse do të ofroheshin 80 milionë euro. Një shifër që vështirë se do të ofrohet nga klubi anglez.