Një grua në Kanada ka kërkuar që fëmijë u saj i sëmurë të kontrollohej patjetër vetëm nga një doktor i bardhë, duke i refuzuar doktorët e racave tjera.

I tërë incidenti është xhiruar nga një dëshmitar i rastit në telefonin e tij mobil dhe ka qarkulluar nëpër mediat ndërkombëtare, transmeton Express.

I biri i saj kishte dhimbje në gjoks, sipas saj.

Ajo dëgjohet duke thënë: “Pra, po thoni se në tërë këtë ndërtesë nuk ndodhet një doktor i bardhë? Ju lutem, mund ta takoj një doktor që është i bardhë dhe që nuk ka dhëmbë të ngjyrë kafe dhe që flet anglisht?”

Komentet e saj raciste anti-emigrante kanë eskaluar gjatë ditës derisa përfundimisht një person që po priste në korridor ka ndërhyrë.

“Është e qartë se fëmija juaj ka më shumë probleme me ju që jeni nëna e tij sesa që ka nevojë për t’u kontrolluar nga një doktor. Jeni tejet e pasjellshme dhe raciste,” dëgjohet një grua tjetër duke i thënë asaj.

Por nëna ia kthen duke iu ankuar se po e sulmon sepse është e bardhë dhe i kërkon që të mos ndërhyjë duke e quajtur incidentin personal.

Për fatin e keq të kësaj nëne, ekzistojnë pak spitale që mund t’ia trajtojnë sëmundjen asaj.