Që nga lidhja e saj me Jakub Kindl, Afërdita Dreshaj duket se po jeton ditët më të lumtura.
Kjo se, në fotografitë dhe videot që i publikon në rrjetet sociale, ndan me ndjekësit dashurinë që po ia dhuron i dashuri i saj, shkruan lajmi.net
Edhe gjestet romantike nga ana e tij, po e çojnë në ‘qiell’ Afërditën.
Këngëtarja në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet se Jakub po i jepte asaj një trëndafil dhe sipas fjalëve të saj, këtë gjë ai e bën çdo ditë.