Ideologu i Lëvizjes BESA të Maqedonisë dhe mbështetësi i madh i Lulzim Bashës në Shqipëri ka pësuar debakël në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri. PD-ja e Bashës që mbështeti Kim Mehmeti deri tani gati sa është barazuar me partinë e Ilir Metës ku në disa vende është radhitur edhe parti e tretë në Shqipëri.
Kryetari i PD-së në tubimin e tij të fundit përshëndeti Kim Mehmetin duke shpresuar se me thëniet e tij do të jetë fitues i zgjedhjeve duke e përmbysur timonin Ramës.
Basha edhe nga Çadra e lirisë kishte thënë se shkrimtari Kim Mehmeti është një nga intelektualët më të mëdhenj në hapësirat mbarëshqiptare, madje ai në rrjetin tij social FB ka shkruar: “Në Sheshin e Lirisë me një shqiptar dhe intelektual të madh, Kim Mehmetin”. Tutje Basha kishte thënë se dua të mirëpresim një nga personalitetet më të spikatura intelektuale dhe artistike, të botës mbarëshqiptare, shkrimtarin e njohur Kim Mehmetin”.
Ndryshe në këto zgjedhje PS-ja e Ramës deri tani ka marrë 77 mandate deputetësh që mund të drejtojë timonin e Shqipërisë vet. /TetovaSot/