Regjimi i Kim Jong-un është i dënuar të shkatërrohet pasi gjithnjë e më shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët, deklaroi sot një ish-diplomat i lartë koreanoverior që kaloi në Jug në gusht.

Dezertori nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se “Kim Jong-un është një njeri që bën veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale

“Jam i bindur se që ditët e Kim Jong-ut janë të numëruara”, theksoi ai.”

“Ai urdhëroi që xhaxhai dhe gjysmë-vëllai i tij të vriteshin sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij. Kim e di se nëse  regjimi rrëzohet , ai do të shkojë poshtë me të. Kjo është mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori është shoqëruesi i i vazhdueshëm i diktatorit”.

Sipas raporteve tw medieve “Xihunana News”, Kim bën një jetë të qetë dhe luksoze në Phenian,  me një dietë të pasur ushqimesh të importuara, ndërkohë që miliona bashkatdhetarët e tij vdesin nga uria.