Familja e Kim Kardashian dhe Kanye West mund të rritet, sipas disa medieve rozë, të cilave shtojnë se çifti ka pajtuar një grua për të mbajtur fëmijën e tyre të tretë, pasi një doktor e kishte këshilluar yllin e ”reality show”-ve të mos niste një shtatzëni tjetër, që mund të ishte me shumë rrezik për të.

Duke cituar burime të paidentifikuara mediat e huaja thonë se, çifti ka pajtuar një grua që do të mbajë për 9 muaj në bark fëmijën e tyre, ndërsa TMZ shkon edhe më tej duke shkruar se ata kanë pranuar t’i japin gruas më shumë se 113 mijë dollarë për ta çuar deri në fund këtë përpjekje.

36-vjeçarja Kardashian ka dy fëmijë me reperin West, ndërsa ka folur hapur për vështirësitë e saj gjatë shtatzënive me vajzën North, që u lind në vitin 2013, dhe djalin Saint, i lindur në vitin 2015.

Global

Së fundmi, ajo ka pranuar se po merr në konsideratë lindjen e fëmijëve të tjerë me West, por në mitra të huazuara.

T mobile In article [4]