Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida, ka më pak se 10 ditë që ka publikar projektin e saj më të ri.
Ajo e solli kësaj radhe me videoklip bashkëpunimin me Dj e njohur francez Hcue, shkruan lajmi.net.
Edhe pse versioni i parë i këngës është dëgjuar më parë, e publikuar me klip, kënga po pëlqehet shumë nga publiku.
Për më pak se 10 ditë, Kida mori 1 milion klikime, e që pritet të vazhdojë me këtë ritëm suksesin e këngës ‘Don’t Say No More’, e cila u publikua në versionin anglisht.