Dita e sotme ka qenë plot ‘zënka’ mes Majkut dhe ish të dashurës së tij.

Krejt kjo filloi kur Majk tha se nuk u ndesh me Majlindën në një lokal në Prishtinë dhe se edhe po të ndeshej nuk do ta ulte kokën për asgjë, shkruan lajmi.net

Më pas, ka qenë Majlinda ajo që e demantoi atë, duke thënë se i ka parë atë dhe djalin e tyre dhe ka ulur kokën, madje e ka quajtur edhe gënjeshtar ishin e saj.

Këtë gjë, ajo e ka bërë përmes një fotoje të hedhur në Instastory.

E kanë qenë një numër i madh i ndjekësve të saj që i kanë replikuar në foton, duke e mbështetur atë si nënë beqare.

Për këtë përkrahje, Majlinda është shumë falënderuese.