Këshilli i Prokurorëve e anuloi seancën e sotme ku duhej të vendosej për rastin “Sopoti” dhe “Puçi”. Këshilli duhet të vendosë nëse do t’ia kalojë këto lëndë Prokurorisë Speciale.

Seanca është shtyrë për të enjten, duke mos dhënë detaje  për mosmbajtjen e sotme të seancës. Në rastin “Sopoti” janë dënuar gjithsej 11 persona për vendosjen e minës si pasojë e së cilës e humbën jetën disa ushtarë polakë.

PSP aktakuzën për lëndën “Puçi” kundër kryeministrit aktual Zoran Zaev e ka tërhequr, sepse dëshmitë që i posedojnë janë në kundërshtim me ato në aktakuzë. Jozyrtarisht nesër pritet në procedurë parlamentare të hyjnë edhe ndryshimet për mbrojtjen e dëshmitarëve për PSP-në, të cilët duhet ta lehtësojnë punën e Katica Janevës, por eventualisht edhe ta vazhdojnë mandatin për ngritjen e aktakuzave të reja.

Kjo lloj nisme proklamohet nga LSDM-ja, por vështirë që vazhdimi i mandatit të PSP-së do të marrë dritë jeshile nga të gjitha partitë parlamentare.