Keshilla e Arian Galdinit per PD: E vetmja menyre per tu riperterire eshte bashkimi rreth vlerave, jo rreth llokmave

Pedagogu Arian Galdini ka leshuar nje tjeter mesazh per demokratet sot, nisur nga debatet e nxehta qe kane plasur ne PD.
Nepermjet nje statusi ne facebook, pedagogu Arian Galdini keshillon sesi duhet te kuptohet periudha postzgjedhore nga demokratet.
Ja edhe statusi i plote i Arian Galdinit ne profilin e tij ne facebook:
Disa te verteta si demokrat per demokratet qe te mbledhim mendjen dhe gjejme zgjidhjet e ndershme dhe te vetme per ringritje.
1. Ta ndajme mendjen, dekadenca dhe shperfytyrimi i PD nuk nisen ne dt 25 qershor, e as ne 17 maj. Keto 2 data jane vetem simptomat me te dukshme te krizes sone te thelle morale dhe politike.
2. Ne kemi shume vite qe e kemi kthyer anetaresimin dhe kontributin ne Parti, si venie shisheje ne rradhen e llokmave…. Jemi bere llokmaxhinj te pacipe… Ish-Drejtore e ish-Keshilltare qe pasi kane vene gjoba, bere placke e shitur vende pune, certifikata pronesie, etj, etj, e mbasi kane bere pasuri personale duke plackitur parate dhe puahtetet publike, vijne ne Opozite, zaptojne strukturat drejtuese te Seksioneve, Grupseksiomeve, etj ne PD, ne pritje per tu rikthyer ne pushtet per me shune llokma.
3. Ish-Ministra e ish-Drejtues te larte partie qe kane bere pasuri perallore qe e kane kapur per fyti Partine dhe Politiken, sepse nuk duan te dalin kurresesi nga loja e llokmave.
4. Militante te verber qe justifikojne cdo imoralitet dhe amoralitet te Drejtuesve llokmandares te Partise, sepse mezi presin tu bjere ketyre ndonje therrime…
5. Kane vdekur idealet dhe aspiratat. Ka vdekur sistemi vleror….
Ndaj, miq dhe vellezer e motra demokrate, ta ndajme mendjen.
Po nuk i thame, e po nuk i oranuam keto te verteta, e kemi te kote.
Do te bejme lufte llokmaxhinj kunder njeri-tjetrit, e ne fund do te humbasim te gjithe se bashku….
Kam keqardhje per shumicen derrmuese te demokrateve te ndershem e idealiste qe e dhan PD me sbpirt e ciltersi…
Te pendohemi te gjithe. Te kerkojme falje te gjithe qe kemi thyer besimin e njeri-tjetrit, besimin e demokrateve, besimin e qytetareve shqiptare.
Po nuk e beme kete, do luftojme si llokmaxhinj, do percahemi si llokmaxhinj, e do humbasim e turperohemi si llokmaxhinj….
Te rigjejme idealet, frymezimin dhe pastertine e dhjetorit ’90.
Vetem hapja e PD ndaj meritokracise, gares se ndershme, njerezve te ndershem e te zote, mund te na bashkoje rreth vlerave e parimeve me te mira….
Bashkim vleror, jo bahskim llokmaxhinjsh.
Kete duhet te kerkojme.
Bashkim rreth vlerave e parimeve.
Ju pelqen apo jo e verteta, une po jua them qe te jem i qatte dhe ne paqe me ndergjegjen time.
Mos me thoni qe nuk jua kam thene.
Pike.