Një shqiptar që ishte shpallur në kërkim në të gjithë Europën, vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte shpallur në kërkim nga institucionet e Belgjikës, pasi akuzohet për vjedhje, organizatë kriminale e trafiqe.
Arrestimi është bërë në rajonin e Abruzos. Sipas policisë shqiptari me inicialet E. R., 30 vjeç kishte disa ditë që kishte mbërritur tek disa bashkëkombës të tij.
Gjatë kontrolleve është zbuluar edhe shqiptari, ku gjatë kontrollit ishte evidentuar fakti se ai ishte në kërkim ndërkombëtar.
Me të kontrolluar regjistrat, policia ka zbuluar mandatin e lëshuar nga Brukseli.