Ministri i Jashtëm i Katarit Muhammed bin Abdurrahman Al Sani, tha se nuk janë kërkesa por pretendime të pabaza pikat e paraqituara për zgjidhje nga vendet që zbatojnë bllokadë kundër Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm Al Sani, i cili ndodhet për takime në Uashington të SHBA-ve pas një takimi me homologun e tij amerikan Rex Tillerson u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me krizën e përjetuar mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Në lidhje me listën e kërkesave të paraqitura për t’i dhënë fund krizës nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini, ministri Al Sani tha se “Këto nuk janë kërkesa, këto janë pretendime të pavërtetuara”.

Pasi ka bërë të ditur se janë në të njëjtin mendim me SHBA-të që kërkesat duhet të jenë të arsyeshme dhe të zbatueshme Al Sani tha se po përjetojnë jo “procesin e kërkesave” por “procesin për vërtetimin e pretendimeve” që kanë treguar si arsye në ndërprerjen e marrëdhënieve nga vendet që zbatojnë bllokadën.

Ndër të tjera duke vënë theksin se procesi i kërkesave edhe pas provimit dhe zbulimit të të drejtës për pretendimet e pabaza është një proces i nevojshëm për rregullimin e marrëdhënieve duke eliminuar nëse ka gabime, ministri Al Sani tha se “Përpara se të paraqitej lista e kërkesave fillimisht duhet të diskutohen në tryezë pretendimet e paraqitura si arsye për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe duhet të hetohet mirë nga të gjitha palët burimet e atyre pretendimeve. Më pas mendojmë se me pjesëmarrjen e të gjitha palëve duhet të arrihet një dakordësim mbi tekstin i cili do të çojë në një zgjidhje të përbashkët për daljen nga kriza e përjetuar”.

T mobile In article [4]

Më tej Al Sani ka shtuar se pikat e kërkesës duhet të jenë të përshtatshme dhe të zbatueshme, në të kundërtën është e pamundur pranimi i kërkesave.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku Arabia Saudite, EBA dhe Bahreini duke mbyllur hapësirën ajrore për Katarin urdhëruan diplomatët e Katarit që të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

Ndërsa në anën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson bëri të ditur nisjen e hetimeve “në mënyrë të kujdesshme” të kërkesave të paraqitura ndaj tij nga Katari dhe potencoi ndër të tjera se “do të jetë shumë vështirë që Katari të përmbushë disa nga pikat” ku ka tërehqur vëmendjen se palët duhet të jenë në dialog për zgjidhje.