Procedurat e shumta gjyqësore të ish-pronarëve të tokës në të cilën ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër kërcënojnë të rrisin çmimin e seksionit 57 kilometrash. Shumica e tyre nuk janë të kënaqur me shumën që e kanë marrë nga shteti për shpronësim, e cila siç thonë ata, është disa herë më e ulët se sa çmimi në treg. Për vendet më tërheqëse morëm nga 20 euro për metër katror, ndërsa pretendojnë se çmimi i tokës është të paktën dy herë më i lartë, tha avokati Vllado Çingoski, i cili ka qenë pronar i tre parcelave.

Në Debarcë është më katastrofale. Atje toka vlerësohet me 30-40 denarë për metër katror. Ku ekziston kjo? Unë kështu pak me sarkazëm e them se 30-40 denarë kushton një koka kola kanaçe, apo një shishe e vogël Koka kola, jo në kafene, se atje kushton më shumë – tha Vllado Çingoski, avokat.

Fillimisht atyre u janë premtuar çmime më të larta, por pas disa muajsh ato janë reduktuar në masë të madhe. Si rezultat i kësaj, një numër i madh i ish-pronarëve të tokës kanë ngritur procedura para Gjykatës së Ohrit katër vjet më parë. Kanë angazhuar edhe ekspertë të cilët kanë përgatitur elaborate për vlerën në treg të fushave të tyre.

Gjykata e Ohrit i pranoi çmimet që janë dhënë nga ekspertët. Nga Apeli i kthejnë si të pabazuara. Ne presim që tani ti pranojnë ato çmime që janë konstatuar si çmimet e tregut nga ekspertët -deklaroi Vllado Çingoski, avokat.

Në ligjin për shpronësim është specifikuar në mënyrë të qartë se si përcaktohet kompensimi për shpronësim të tokës.

Kompensimi duhet të jetë i drejtë, pra nuk mund të jetë më i ulët se vlera e pronës në treg – thuhet në Ligji mbi Shpronësimin.

Sipas dokumentacionit të projektit, autostrada Kërçovë – Ohër është dashur të kushtojë 270 milionë euro. Gjatë nënshkrimit të kontratës së qeverisë VMRO DPMNE me kompaninë kineze “Sinohydro”, kostoja e tij u rrit për 100 milionë euro. Supozimet e fundit janë se llogaria finale mund të jetë më e lartë edhe për 100 milionë euro./alsat-m