Të punësuarit me kontratë pune në Ministrinë e Shëndetësisë kanë marr honorarë shumë ta larta të cilat kanë arritur shuma marramendëse e që kanë arritur deri në 5-6 rroga mujore, ka theksuar sot ministri i shëndetësisë Arben Taravari. Ai nuk tregoi se për kënd bëhet fjale konkretisht, se a janë ata persona të punësuar në kabinetin e ish ministrit Todorov, por tha se revizioni është në punë e sipër dhe se do të dalin me informacione shtesë.

“Nuk mundem të tregoj shifra të sakta sepse nuk e di mirëpo ka disa njerëz të caktuar të cilët kanë marrë shuma mujore 5 – 6 herë më shumë se rroga mesatare  e një qytetari të thjesht në Maqedoni. Nuk e di sakta por janë rroga të majme, rroga Perëndimore. Nuk e di sakt se për cilët njerëz bëhet fjalë, por revizioni do ta tregon konkretisht se për kënd bëhet fjalë dhe sa e kanë dëmtuar Ministrinë e shëndetësisë”, tha Taravari.