Është cilësuar nga shkencëtarët si një nga erëzat më të fuqishme dhe është e njohur në të gjithë botën për vlerat e mëdha shëndetësore që ka.
Madje nuk mendohet se ka ndonjë erëz tjetër më të fuqishme.
E kemi fjalën për shafranin e Indisë. Por a mund të kurojë kjo erëz kaq e përdorur diabetin?
Gjithmonë e më shumë janë duke u bërë pafund studime lidhur me shafranin e Indisë dhe potencialin e tij për të kuruar shumë sëmundje dhe rregulluar metobolizmin.
Së fundmi, një studim shkencor i publikuar në të përditshmen Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine ka zbuluar se egziston një lidhje shumë e fortë midis diabetit dhe shafranit të Indisë.
Shkëncëtarët kanë zbuluar se kjo erëz mund të mbajë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Testet e kryera tek kafshët treguan se konsumimi i shafranit të Indisë kishte një efekt shumë të madh pozitiv në gjak dhe ulte nivele e larta të sheqerit. Madje, sipas tyre përdorimi i rregull i kësaj erze mund të parandalojë diabetin pa filluar mirë.