Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramabajës së Vetëvendosjës i cili ofendojë muslimanët

Ky është shkrimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes nënçmon iftarin dhe fyen muslimanët në Ramazan !

Sadri Ramabaja – kandidat për deputet i Vetëvendosjes nga Anamorava ka fyer rëndë iftarin e organizuar në Kamenicë duke e quajtur “ngjarje antihistorike” dhe muslimanët i fyen e i quan “grup haxhiqamilësh”.

Sadri, fyerjet e tua drejtuar popullit musliman të Kosovës janë vepra penale që ndëshkohen me Kodin Penal të Kosovës.

Po ky popull musliman ju ka votuar më së shumti juve Vetëvendosjen dhe ju ka mbështetur në këto zgjedhje ku ju shënuat rritje rreth 100%.
Fyerjet e juaja tregojnë frymën që egziston në mesin e juaj si Lëvizje Vetëvendosje.

Ky popull musliman ju votoj, ju tash e ofendoni dhe nënçmoni.
Turp për juve.

Mua dhe Partinë FJALA edhe pse nuk na votuan si juve, ne prap e duam, e mbrojmë popullin dhe lutemi për popullin e Kosovës.

Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA