Eduard Ndocaj, kreu i Lidhjes Demokristiane, i cili kandidon në Lezhë, është bërë pjesë e një video ironike me kryeministrin Edi Rama.

Ndocaj ka ironizuar videoklipin e Ramës, i publikuar disa ditë më parë, teksa ishte duke i vendosur gjobë një të riu që u fut me semafor të kuq me automjetin e tij.

Dubai Barber

Por, ndryshe nga kryeministri që thotë se me gjoba do të ndërtojë shkolla e spitale, Ndocaj thotë se me lekët e gjobës do blejë pantallona e xhaketë për Ramën.

Të paguajmë gjoba për të veshur kryeministrin se ngeli me tuta”, shkruan Ndocaj.

Videoja është realizuar në bashkëpunim me Ismet Drishtin, nga Zjarr Tv.