Pasi  arriti rekord në Twiiter duke u bërë përdoruesja e parë që kapi shifrën e 100 milion ndjekësve në këtë rrjet social, Katy Perry vijon të mbajë frontin edhe në top listat.

Ajo ka arritur që të jetë në krye të klasifikimeve në tabelën e Billboard 200 që nga publikimi i tij.

“Witness” i cili është publikuar në 9 qershor përmes Capitol Records ka shitur 162 mijë kopje dhe është trasnmetuar më shumë se 19 milionë herë në javën e tij të parë.

Ylli i popit është artistja e dytë që ngjitet në majat e klasifikimit këtë vit, pas Halsey.