Kate Beckinsale ka të dashur të ri.

Aktorja 43 vjeçare duket se është në lidhje me aktorin dhe komedianin, Matt Rife.

Madja ata nuk përpiqen që ta fshehin lidhjen e tyre, pasi të dy janë parë duke u puthur në California.

Një burim i afërt me Beckinsale ka thënë se aktorja është takuar me 21 vjeçarin Rife përmes një miku të përbashkët dhe se ata tashmë janë zyrtarisht në lidhje.

Madje, sipas këtij burim, familja dhe miqtë e Beckinsale shpejt e kanë pranuar Rife.

“Të gjithë në rrethin e Kate e duan Matt dhe e mbështesin lidhjen e tyre. Ai është shumë i ëmbël dhe e bën Kate shumë të lumtur. Gjithë familja e saj mendojnë se Matt është shumë i dashur”, ka thënë ky burim.

Në ndërkohë, Rife është i njohur për paraqitjen e tij në shoë-un komik të MTV-së, Wild’N Out.

Beckinsale është divorcuar nga regjisori Len Wiseman pas 11 vjetësh martesë në muajin nëntor të viti 2015. Aktorja ka një vajzë 18 vjeçare nga lidhja e saj e mëhershme me aktorin Michael Sheen.