Katari kërkoi prova në lidhje me akuzat si mbështetës i terrorizmit të lëshuara nga Arabia Saudite, në një moment kur SHBA po përpiqet të ndihmojë në rastin në fjalë për zgjidhjen e krizës së paprecedentë mes shteteve arabe të Gjirit.
Më 5 qershor, Arabia Saudite si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein, dy fqinjë të tjerë të Katarit, dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike dhe parashtruar sanksione ekonomike ndaj Katarit i akuzuar si mbështetës i grupeve “terroriste” dhe për qasjen me Iranin shiit, rival i Mbretërisë saudite sunite.
Një ditë më parë, liderët e diplomacisë saudite, të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një ministër kuvajtian ndodheshin në SHBA, ku sekretari i Shtetit Rex Tillerson po intensifikon takimet për të gjetur një zgjidhje të krizës.
Katër kundërshtarët e Katarit përcaktuan një ultimatum 10 ditor ndaj Dohas për të përmbushur listën me 13 kërkesa, që iu parashtrua më 22 qershor nga ana e Kuvajtit.