Karvani i librit në organizim të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë (ABM) nga sot e deri më 2 gusht do të jetë në Manastir.
Panairi veror i librit në organizim të shtëpive botuese “Tri”, “Antollog”, “Ars Lamin”, “KSC Polica”, “Kultura” dhe “Eduka Mak” do të jenë në platon para Teatrit Popullor të Manastirit.
Adhuruesit e fjalës së bukur të shkruar, siç informojnë organizatorët, në kuadër të panairit do të kenë mundësi edhe për takim me më shumë autorë.
Karvani i librit nëpër Maqedoni dhe panairet verore, janë pjesë e angazhimeve të ABM-së për popullarizim të kulturës së leximit të librave