Një ditë para zgjedhjeve, policia ka arrestuar një doganier të Vermoshit në Shkodër, të cilit i janë gjetur para dhe lista votuesish, gati për t’u përfshirë në aksionin e blerjes.

“Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues ne fshatin Kullaj , me detyre doganier ne doganen e Vermoshit , se bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per t’i shpërndarë me qëllim blejrjen e votes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, ku më tej detajohet se  “në një çantë të zezë një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash ku rezultuan 48 copë kartmonedha me prerje 2000 lekëshe,  të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Xh. B. I cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, iu gjetën 3 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe”, informon policia e Shkodrës.

Dhe, duke iu referuar setit të fotove të publikuara prej tij në FB, konstatohet se Bushaj i përket strukturave të LSI-së në Shkodër.

E gjithë fushata u shoqëruar nga përfoljet se kjo parti po hedh mijra euro në këmbim të votave. /tesheshi.com/

T mobile In article [4]
Global