Detektivët e qytetit Blackburn në Angli kanë publikuar një video, me qëllim që ta kenë më të lehtë të identifikojnë përdhunuesin i cili vraponte pas një adoleshente (13).

Në video shihet qartë një burrë i paidentifikuar se si fillimisht përcjell vajzën, dhe në një moment i afrohet dhe tenton të bisedojë me të, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj ai e kap nga mbrapa, por ajo arrin të mbrohet dhe fillon të ikë nga ai. Incidenti ka ndodhur më 14 qershor, kurse sulmuesi është përshkruar si një persona me prejardhje nga Azia rreth të 20-ve.

Prej asaj dite policia është vënë në kërkim të këtij burri, dhe lut qytetarët që të lajmërojnë nëse kanë çfarëdo informacionit për të.

“Për fat të mirë ajo ka arritur të ikë dhe t’i shpëtojë më të keqes. Por ne kërkojmë nga të gjithë që kanë çfarëdo informacioni lidhur më këtë burrë që të na kontaktojnë në stacionet e policisë apo në numrin pa pagesë”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Loading...