Nëse dëshironi të ruani shëndetin e zemrës – hani kajsi, pasi që ato përmbajnë dhjetë herë më shumë magnez se sa pemët tjera.

Nëse nuk jeni adhurues të kajsive të freskëta, atëherë mund t’i konsumoni të thara, me kusht që të mos keni nivel të shtuar të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Kajsitë e thara janë të pasura me kalium-karbonat, i cili është shërues për personat që vuajnë nga aritmia.

 Kajsitë ndikojnë edhe në funksionin e trurit, por edhe për përmirësimin e tensionit të gjakut. Kajsia është pemë shumë ushqyese dhe me kalori të ulëta.

Përmban vitamina A, B2, B3 dhe C, si dhe sheqerna natyrale, kalcium dhe hekur.

Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës A që përmban, kjo lloj peme konsiderohet edhe si aleati më i mirë natyral për ruajtjen e shikimit