Juvetnusi po synon që ta transferoj mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi

Ylli i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi gjatë kësaj vere mund të transferohet te kampioni i Italisë, Juventusi, shkruan Corriere dello Sport.

Reprezentuesi i Francës ka kontratë me klubin nga Parisi deri në vitin 2018, derisa çmimi i kartonit të 30 vjeçarit sillet rreth 30 milionë euro, përcjell Express.

Por, thuhet se Juventus është i gatshëm që në marrëveshje ta përfshijë edhe mesfushorin kolumbian, Juan Cuadrado, i cili po ashtu pëlqehet nga klubi parisien