Juventusi thuhet se po sfidon Manchester Unitedit për shërbimet e anësorit të Interit, Ivan Perisic.

Sipas FCInter1908.it, Djajtë e Kuq po përballen me një luftë të fortë nga Juventusi për të transferuar anësorin kroat.

Thuhet se kushtet personale tashmë janë miratuar gjatë një takimi, dhe Manchester United është i gatshëm të dyfishojë pagën e tij në 100 mijë funte në javë.

Por, shanset e Jose Mourinhos për të transferuar Perisicin janë goditur me Juventusin që dëshiron të rrëmbejë transferimin e tyre për vete.

Thuhet se kampionët italianë kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit për të arritur një marrëveshje të mundshme.

Megjithatë, një marrëveshje apo transferim i kroatit te Zonja e Vjetër do të jetë shumë i vështirë duke ditur marrëdhëniet mes tyre dhe Nerazzurrëve.