Juventusi pritet ta transferoj sulmuesin e Lazios, Keita Balde në muajin gusht

Drejtuesit e Juventusit janë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar.

Pas transferimit të sulmuesit të Sampdorias, Patrick Schick, kampioni i Italisë është afër që ta transferoj edhe një sulmues me të ardhme të ndritur.

Fjala është për sulmuesin e Lazios, Keita Balde. Sipas Calciomercato.com, Juventusi pritet ta transferoj Balden në muajin gusht.

Thuhet se ky përforcim do t’i kushtoj ‘Zonjës së Vjetër’ rreth 15 milionë euro. Lazio po heziton ta shes Balden, por dëshira e këtij të funti është që të transferohet në Torino.

T mobile In article [4]