Aktori hollivudian, Johnny Depp kërkoi ndjesë dje për një shaka, gjatë një festivali muzikor britanik, në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Kur ka qënë hera e fundit që një aktor vrau një president?” u dëgjua të thoshte Depp të enjten në festivalin e Glastonbury.

“Dukej qartë se kjo shaka do të ngjallte shumë diskutime”, shtoi ai.

“Meqë ra fjala, kjo shaka do të shfaqet kudo në shtyp, do të jetë e tmerrshme”, shtoi ai.

“Unë kërkoj falje për shakanë e djeshme, një shije vulgare e imja rreth presidentit Trump”, tha Depp në një deklaratë për revistën “People”.

“E thashë pa të keq. Ishin thjesht disa momente zbavitjeje, nuk kisha qëllim të lëndoja njeri”, tha Depp.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer u tha gazetarëve në Uashington se “nëpërkëmbja” në shakanë e aktorit Depp dhe thënie të tjera të ngjashme nga persona të famshëm përbëjnë gjithmonë një shqetësim, përcjell atsh. “Presidenti e ka bërë të qartë se ne duhet të denoncojmë dhunën në të gjitha format e saj dhe të pajtohemi të gjithë me këtë qendrim”, tha Spicer

Comments are closed.