Gjatë një fjalimi një Angli aktori amerikan Johnny Depp ka folur për vrasjen e Presidentit amerikan Donald Trump.
Depp ndodhej në një shfaqje në Glastonbury, ku prezantoi filmin e tij “The Libertine”, por papritur iu drejtua audiencës me një kërkesë befasuese.
“A mund ta sillni Trump këtu?” pyeti aktori gjatë festivalit.
“Unë mendoj se Trump ka nevojë për ndihmë dhe ka shumë vende të errëta… shumë të të errëta ku mund të shkojë”, tha Depp.
Pas marrjes së fishkëllimave nga turma, aktori filloi të vetëmbrohej : “Ju më keqkuptoni plotësisht…por kur ishte hera e fundit që një aktor vrau një president?”
Ylli pranoi se komentet e tij ishin një referencë për vrasjen e Presidentit Abraham Lincoln nga aktori John Ëilkes Booth në 1865 .
Ai nuk është aktori i parë amerikan që aludon për vrasjen e presidentit./SYRI.net/