Nga, Urim SALIHU

Qeveritë vijnë dhe shkojnë por fatet e këtyre njerëzve nuk ndryshojnë.

Nën temperatura ekstreme, ai qëndron i shtrirë në betonin e nxehtë.Nje qese prej kartoni e ka përpara.Kush do mund ti dhurojë ca lekë.S’ka rëndësi identiteti i tij më shumë se sa varfëria e tij, e shumë si ai që kanë shtrirë frikshëm terrenin .
Ai as nuk e di se ka ardhë një qeveri reformatore.Ai mbetet po aty ku ishte-në një stacion të dhimbshëm kur njeriu shkon atëherë kur shpresat e jetës kanë perënduar tashmë për të.

Ai ka rënë në një gjumë të thellë .Kushedi nëse do ketë fatin të zgjohet sërish.Mbase e kanë pushtuar ëndrra të frikshme, por jo më të frikshme se jeta e tij e abuzuar, e nëncmuar.
Në betonin e nxehtë ai ka jetën e ftohtë, të dëshpëruar.Dicka shkoi keq që ky personazhë është aty.Si ai ka plot që i gjen në të njëjtin vend secilën stinë, vetëm sheh se si në arradhën e gjatë të atyre që kërkojnë lëmoshë shtohen cdo ditë njerëz.Janë shqiptarë, rom, maqedonas.Varfëria nuk njeh më komb.Ajo ka pushtuar frikshëm vendin.

Në betonin e nxehtë ai është shtrirë ndoshta me lutjet që të ikë përgjithmonë.Ndoshta ndonjëherë shpëtojmë duke lutur vdekjen të na vijë.Dhe të biesh në këtë pikë, kjo është gjëja më fatale .Shteti vetëm bën sehirë dhe shtirret sikur nuk i sheh këta personazhë.Ka shumë që reklamohen dhe bëjnë promovime dhe kampanja të mallkuara.Realiteti është krejt ndryshe.Kjo fotografi tregon saktë se cfarë është duke ndodhur këtu.